Intervista


Leksioni xi. Intervista. I. HYRJE. Përgatitja para intervistës. Gjatë intervistës. Intervistat televizive. Kujtoni. Referenca.


Gazetari Blendi Fevziu në librin e tij “Para dhe pas kamerave” sjell një intervistë të ish ministrit të mbrojtjes të viteve 1992-1997 Safet Zhylali. me të cilin zhvilloi një nga intervistat e para të gjata në ekranin e vetëm në atë kohë në Shqipëri, Televizionin Publik Shqiptar. Safet Zhulari ishte arratisur nga vendi në mars të vitit 1997, për shkak të situatës së rëndë në të cilën ndodhej vendi. Intervista është realizuar në shtator të atij viti.

Ja si e përshkruan Fevziu takimin me ministrin:

“Zhulali qëndronte në ballkon, me një vështrim të qetë, duke pirë cigare dhe duke vështruar larg. Më dalloi dhe nuk dha asnjë shenjë. Thjesht u çua nga karrigia dhe u fut të hapte derën. Ishte një apartament i thjeshtë, në të cilin, sidoqoftë, nuk dukej asnjë shenjë e miliona dollarëve, që komentohej se kishte përfituar ish-ministri. Ishte i hequr, i parruar dhe, me një zë të ngadalshëm më kërkoi falje për këtë. Sqaroi se nuk kishte ujë prej dy ditësh dhe kjo e bezdiste. Qëndrova atje më shumë se një orë e gjysmë, por asgjë nuk ishte e lehtë. Zhulali e kishte dëgjuar ftesën time, ishte dakord në parim, por diçka ndërlikohej në çast. Disa herë vështronim njëri-tjetrin dhe dukej se mosbesimi ishte “virusi” që shkatërronte menjëherë gjithçka. Ai përpiqej të lexonte atë që doja të arrija unë. E kam imagjinuar disa herë se si përpiqej të gjente se cili më kishte instruktuar, cili ishte qëllimi dhe sa mund të humbte apo të fitonte ai nga kjo. Më pas, gjithmonë jam ndeshur me këtë ide”.

Në këtë rrëfim të Fevziut duket se kanë ngërthyer një pjesë e dilemave, më të cilat përballet personazhi i ftuar për intervistë, përpara se të vendosë nëse do ta jepte atë. Ato janë:

Përse ka ardhur tek unë reporteti?

Ç’qëllim ka? Do të më dëmtojë, të më promovojë, apo fyejë?

Çfarë natyre shkrimi kërkon të realizojë?

A është kompetent, do të më citojë gabim, apo do të më keqkuptojë?

A është i matur, serioz, i besueshëm?

A është i zgjuar mjaftueshëm për të kuptuar apo do të më duhet t’ia thjeshtoj çështjet?

Do të më duhet ta nis nga fillimi fare, apo ka bërë parapërgatitje?

Rezultantja e përgjigjeve të këtyre dilemave është e rëndësishme për pranimin ose refuzimin e intervistës. Krahas këtyre, pranimi ose refuzimi nga ana e personazhit varet edhe nga gjendja, interesat, nga niveli apo nga cilësia dhe protagonistët e përfshirë në debat.

Intervistë do të thotë të kërkosh përgjigje përballë një personazhi. Herë-herë intervista perceptohet si balona shpëtuese për reporterë dembelë; bëj disa pyetje bashkë me redaktorin ose edhe vetëm, tako personazhin, regjistro bisedën, zbardhe në mënyrë korrekte dhe u krye detyrimi ndaj publikut.

  • Social Media Papers
  • Microsoft Word 32 KB
  • 2022 m.
  • Albanian
  • 6 pages (2816 words)
  • School
  • Klarisa
  • Intervista
    10 - 2 votes
Intervista. (February 15, 2022). https://documents.exchange/intervista/ Reviewed on 05:52, February 3 2025
×